Bajamet janë konsideruar gjithnjë si një ushqim mjaft i nevojshëm për organizmin për shkak të vlerave të ndryshme ushqimore.
Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 si dhe shumë vitamina dhe minerale antioksidantë që frenojnë veprimin e radikalëve të lira në organizëm, zink, vitaminë E, kalcium dhe magnez.
Madje sipas studiuesve nëse konsumoni 4 kokrra bajame në ditë mund të keni shumë benefite nga këto vlera ushqyese. Por cilat janë disa nga përfitimet që kemi nga konsumimi i bajameve?
Flokë të shëndetshëm
Hapi i parë për të pasur flokë të bukur është të ushqeheni shëndetshëm. Për këtë arsye mos e privoni veten nga vlerat ushqyese të bajameve si magnezi, kripërat minerale, vitamina dhe vitamina B, të cilat forcojnë folikulat, dhe u kthejnë shkëlqimin e humbur flokëve tuaj.
Ndihmon në rënien nga pesha
Ndonëse duket se frutat e thata ndikojnë që të shtoni peshë, sipas studiuesve është e kundërta. Katër kokrra bajame në ditë furnizojnë trupin me sasinë e duhur të acideve yndyrore Omega -3, kurse vitaminat A dhe E na mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Përmes kësaj mënyre arrimë të konsumojmë më pak ushqim.
Parandalojnë shfaqjen e rrudhave
Bajamet janë shumë të pasura me mangan, një element shumë ushqyese që ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e kolagjenit, një proteinë shumë e rëndësishme që ndihmon në elasticitetin e lëkurës si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.
Ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak
Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: kolesteroli i mirë HDL dhe kolesteroli i keq LDL. Ky i fundit arrin të bllokojë gradualisht arteriet, duke formuar në brendinë e tyre pllaka gjaku toksike. Regjimi ushqimor është i rëndësishëm që të ulim kolesterolin e keq në gjak. Në këtë dietë ushqimore nuk duhet të mungojnë bajamet. Këto të fundit konsiderohen si ushqimi ideal për të luftuar njëkohësisht edhe yndyrat e larta. Mjaftojnë katër kokrra në ditë dhe do të vini re reduktimin e tij gradualisht./Opinion
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...