Partia Demokratike do të mbledhë më 19 janar Këshillin Kombëtar të PD-së për të zgjedhur drejtuesit në forumet më të larta të saj.
Me kërkesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të mblidhen të shtunën në orën 11:00 për të përzgjedhur anëtarët e Kryesisë dhe lidershipin e ri të PD-së. Në ndryshim nga zgjedhjet e katër viteve më parë, Kryesia e re e Partisë Demokratike do të jetë më e vogël në numër dhe anëtarët e saj do të përzgjidhen nga një listë shumëemërore e propozuar nga Basha.
Kjo do të jetë mbledhja e parë zyrtare e Këshillit Kombëtar të PD-së që nga zgjedhja e 220 anëtarëve të rinj nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, në dhjetor 2018. Sipas statusit të Partisë Demokratike, neni 50 pika 1, Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë këtë të shtunë edhe kryetarin e saj, i cili do të zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit me një mandat 4-vjeçar, raporton Panorama.
ZGJEDHJET
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së do të përzgjedhin të shtunën anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së. Ndryshe nga Kryesia që funksionoi mandatin e parë të Bashës në krye të partisë, në të cilin anëtarët ishin pjesë e këtij organi për shkak të detyrave që mbanin, këtë herë më shumë se gjysma e anëtarëve do të votohen. Sipas statutit të ri të PD-së, të miratuar në prill 2018, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të zgjedhin në Kryesinë e PD-së me votim të fshehtë 15 anëtarë, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante.
Gjithashtu, të shtunën do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Partisë, sekretari i përgjithshëm i PDsë dhe katër sekretarët funksionalë. Në Kryesinë e PD-së hyn drejtpërdrejtë pa votë veç kreut të PD-së, edhe zëdhënësja e PD-së, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe kryetarët e organizatave partnere( LGDSH dhe FRPD). Burime nga selia blu sqarojnë se është atribut i drejtpërdrejtë i kreut të PD-së, Lulzim Basha, vendimmarrja për t’i bërë publike më herët se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së emrat që do të garojnë për çdo post.
Të njëjtat burime pranojnë se për disa nga postet kyçe, kreu i PD-së ka zhvilluar ditët e fundit takime të veçanta për të konfirmuar vullnetin e tyre për të garuar në këto pozicione. Vendimi i Bashës për të thirrur Këshillin Kombëtar të PD-së dhe për të përzgjedhur lidershipin e ri shënon edhe fundin e procesit të riorganizimit të PD-së, të nisur që pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017,raporton Panorama.
Gjithashtu, Kryesia e re, e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, do të ketë vendimmarrje të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Statuti i ri i PD-së parashikon që Kryesia të vendosë për: kandidatët për kryetarë bashkie, kandidatët deputetë, pas konsultimit me anëtarësinë e plotë të PDSH-së sipas parimit “Një anëtar, një votë” dhe kandidatët për kryetarë të degëve të PDSH-së./Panorama
Porsche 911 Carrera S i ri është gati – dhe është më i fuqis...
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më t...
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...