Hulumtimi i prezantuar nga profesori Nigel Bundred në “Konferencën Evropiane të Kancerit të Gjirit” në Amsterdam tregon se ata kanë testuar efektivitetin e dy barnave të njohura si Herceptin (trastuzumab) dhe Lapatinib.
Këto dy barna janë përdorur deri më sot në trajtimin e kancerit të gjirit, por kjo është hera e parë që ato janë kombinuar së bashku dhe janë përdorur para operacionit dhe kimioterapisë. Ajo çfarë është gjetur nga këto teste është se kombinimi i tyre ka eliminuar disa lloje të kancerit të gjirit për vetëm 11 ditë.
Financuar nga “Cancer Research” i Britanisë, qëllimi kryesor ishte që këto barna të përdoreshin për të luftuar proteinën e quajtur HER2 (faktor i rritjes epidermale të njeriut – receptor 2), i cili ndikon në rritjen dhe ndarjen e qelizave të kancerit, shkruan Educateinspirechange.org. Që gjithashtu ka gjasë të rikthehet më tepër se llojet e tjera të kancerit.
Ajo që e bën këtë trajtim kaq tërheqës është fakti se ajo eliminon nevojën për kimioterapi dhe operacion. Efektet anësore të përkohshme si humbja e flokëve, të vjellat dhe lodhja janë shmangur gjithashtu, duke e bërë këtë trajtim me më pak ndikim në trup. Kimioterapia nuk është plotësisht efektive, dhe nuk është as zgjedhja e duhur për shumë pacientë, prandaj çdo alternativë është e mirëpritur.
Rezultatet e studimit
257 gra me HER2 pozitiv me kancer të gjirit ishin përzgjedhur për studim, gjysma u vendos në grupin e barnave të kombinuara dhe gjysma tjetër ishte grup i kontrolluar. Në raundin e parë, 130 gra u caktuan në një nga tre grupet – disa morën Herceptin (trastuzumab), të tjerë morën lapatinib.
Nga rezultatet është zbuluar se ato që përdorën barnat, 11 për qind e tyre nuk kishin qeliza të kancerit brenda dy javësh, dhe 17 për qind e tyre kishte tkurrje drastike të tumoreve.
Në krahasim me grupin e kontrolluar, të cilave iu ishte dhënë vetëm Herceptin, testet kanë zbuluar se efekti ka qenë në 0 për qind me asnjë gjurmë të qelizave të kancerit, dhe vetëm 3 për qind treguan një rënie të madhësisë së tumorit.
Është e qartë, të dy drogat e kombinuara kanë efekt më të madh në qelizat e kancerit të gjirit se sa nëse përdoren veç e veç.
Problemi aktual është se licencimi i Herceptinit e vë atë në dispozicion për përdorim së bashku me kimioterapi dhe jo si të vetme. Megjithatë rezultati i këtij studimi mund të ndihmojë për të ndryshuar këtë.
Ende ka shumë punë për t’u bërë, me shpresë, se ky është një hap i madh në luftën kundër një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Me avancimet mjekësore që po përmirësohen çdo vjet, është shumë e mundur që kjo të ndodhë më shpejtë se që mendojmë./Shije.al
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...