Rreth 400 mijë euro janë zhdukur gjatë viteve 2016-2017 nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë e për të cilat dyshohen zyrtarë nga Agjencia për Produkte Medicionale (AKPM) dhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Zyrtarët e financave në Ministrinë e Shëndetësisë, Shkëlzen Sadriu, Ganimete Gashi dhe Fatmir Kajtazi, janë pezulluar nga puna pasi dyshohet se kanë keqpërdorur rreth 400 mijë euro të buxhetit të këtij institucioni qeveritar. E për këtë rast ditë më parë kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) ka suspenduar nga puna edhe shefin e Divizionit për Financa, Mendim Sojeva dhe ka dërguar në komision disiplinor drejtorin e Financave dhe të Administratës, Sejdë Tolaj.
Zyrtarët të Ministrisë dyshohen se kanë keqpërdorur fondin i cili përdoret për avance, që jepen për udhëtime zyrtare.
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se do të angazhohen deri në zbardhjen e rastit, shkruan Zëri.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ditë më parë kishte njoftuar se ka dyshime për keqpërdorime të parasë publike nga ana punonjësve të Ministrisë gjatë viteve 2016-2017.
Për këtë ai ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë informacione për arsye të mosdëmtimit të procesit hetimor. /Zëri/.
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...