Një ilaç i ri që shkrin yndyrën e ndërtuar brenda arterieve, është konsideruar si një nga zbulimet më të mëdha në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.
Mjekimi ka qenë i suksesshëm në provat e bëra për trajtimin e kancerit të gjirit dhe diabetit, ndërsa tani shkencëtarët në Univeristetin Aberdeen kanë zbuluar se ilaçi i ri mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular.
Vetëm një dozë e vetme e Trodusquemine e testuar tek minjtë arriti që të zhdukë pothuajse tërësisht atherosclerosis, një sëmundje që shkakton infarkt dhe atakun në zemër.
Sëmundja bllokon arteriet me substanca yndyrore të quajtura pllakëza, të cilat me kalimin e kohës, ngushtojnë arteriet tuaja.
Studiuesit besojnë se medikamenti ‘imiton’ efektet e ushtrimeve fizike dhe aktivizon një enzimë mbrojtëse, si edhe pengon një enzimë tjetër që shkakton inflamacion të zgjatur dhe vështirëson arteriet.
Ekspertët thanë se gjetjet e tyre kanë potencial për të ‘reduktuar ndjeshëm vdekjet’, duke qenë se sëmundja e zemrës është shkaku numër 1 i vdekjeve në nivel global duke vrarë 17.7 milionë njerëz në vit.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...