Kolla dhe ftohja shfaqen me ndryshimin e papritur të motit.
Sapo të filloni të teshtini dhe të kolliteni menjëherë e nëmni dimrin dhe motin e ndryshueshëm i cili herë ju detyron të vishni gëzofin, herë pallton e hollë.
Kur na afrohen festat e vitit të ri dëshirojmë që sa më parë të shërohemi dhe marrim ilaçe të ndryshme.
Mirëpo, ekziston një ilaç që assesi nuk do të guxoni ta merrni – ilaçin kundër kollës. Gjoja se nuk ekziston dëshmi konkrete që ky ilaç vërtet ndikon dhe pikërisht mund të ndikojë që më gjatë të jeni të sëmurë.
Kollitja në të vërtetë ju ndihmon që të nxirrni infeksionin më shpejt nga mushkëritë. Herën tjetër kur filloni të kolliteni mos vraponi menjëherë deri te barnatorja për të blerë shurupin.
Ndoshta më shpejt do të këndelleni pa të, transmeton Telegrafi.
Infeksionin e rrugëve të frymëmarrjes e shoqërojnë: kollitja e pandalshme, nxjerrja e gëlbazës së gjelbër, frymëmarrja e rënduar dhe humbja e frymës, fishkëllima nga mushkëritë, temperatura e lartë, rrahja e shpejtuar e zemrës, dhembja dhe shtrëngimet në gjoks, por edhe ndjenja e dezorientimit dhe konfuzioni.
Në vend të ilaçeve dhe shurupeve më mirë është të kujdeseni që të keni kohë të mjaftueshme për pushim, të pini mjaft lëngje në mënyrë që të pengoni dehidratimin dhe të mundësoni nxjerrjen jashtë të gëlbazës nga mushkëritë.
Merrni paracetamol apo ibrufen kundër dhimbjes së kokës dhe temperaturës dhe patjetër merrni mjaltë dhe limon në çaj të ngrohtë.
Lehtësoni frymëmarrjen gjatë gjumit duke vënë edhe ndonjë jastëk nën kokë dhe bëni inhalim.
Derisa të mos këndelleni, lëreni duhanin ose zvogëloni numrin e cigareve. /Telegrafi/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...