Personat mbi 75 vjeç, që marrin një aspirinë në ditë pas një infarkti, janë më të rrezikuar, ndonjëherë edhe në mënyrë fatale, nga hemorragjitë në stomak.
Sipas një kërkimi të botuar në revistën mjekësore “Lancet”, për të reduktuar këtë rrezik të moshuarit duhet të marrin edhe pilula që mbrojnë stomakun.
Por, shkencëtarët këmbëngulin se aspirina ka avantazhe të rëndësishme, mes të cilëve ndalimi i atakeve kardiake, që në njëfarë mënyre e anashkalojnë rrezikun që i kanoset stomakut.
Ndaj, ata paralajmërojnë se ndalimi i përdorimit të aspirinës menjëherë është i dëmshëm. Të gjithë ata që kanë shqetësime, duhet të konsultohen me një doktor para se të ndryshojnë mjekimin.
Mjekët, zakonisht përshkruajnë në recetat e tyre një aspirinë çdo ditë, nëse pacienti ka kaluar një infarkt apo atak kardiak, gjë që parandalon përsëritjen e tyre. Por, kërkuesit kanë kohë që e dinë se ajo mund të rrisë rrezikun e hemorragjive në stomak.
Deri më tani, në shumë kërkime ishin përfshirë persona nën moshën 75 vjeç dhe rezultati kishte treguar se ky rrezik, në këtë grupmoshë nuk ishte i madh.
Por, me rreth gjysmën e personave të moshuar që përdorin aspirinën çdo ditë në Britaninë e Madhe, kërkuesit e Universitetit të Oksfordit vendosën të zbulojnë të mirat dhe rreziqet që sjell ajo te personat mbi 75 vjeç.
Studimi i tyre tregoi se 3 në çdo 200 persona që merrnin aspirinën çdo ditë, në moshën mbi 75 vjeç regjistrohen me gjakrrjedhje serioze në stomak. Ndërkohë që rreziku rritet me rritjen e moshës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...