Ndonëse është përdorur për më shumë se një shekull, vlera e aspirinës në shumë situata është ende e paqartë. Marrja e një doze të ulët aspirine çdo ditë, prej kohësh ka qenë e njohur për të uljen e shanseve për një atak në zemër, por studimet e fundit e hedhin poshtë këtë tezë.
Sipas një studimi të fundit, u zbulua se aspirina nuk ndihmonte në parandalimin e goditjes, apo atakut në zemër tek njerëzit, sepse kishin disa kërcënime shëndetësore të tjera si pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut ose kolesteroli i lartë. Për të arritur në këtë përfundim, u kryen disa teste.
Një tjetër test aspirine u realizua tek njerëzit me diabet, ku rreziku për t’u zhvilluar apo për të vdekur nga sëmundjet e zemrës është më i madh. Dhe u zbulua se dobia modeste që i dha aspirina ishte kompensuar nga një rrezik më i madh i gjakderdhjes. Aspirina nuk ndihmoi në parandalimin e kancerit siç ishte shpresuar.
Dhe shtesat e vajit të peshkut, të testuara edhe tek njerëzit me diabet, nuk arritën të ndihmonin. Ky kërkim u diskutua të dielën, në takimin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë në Mynih.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...