Aspirina ju mbron nga ky lloj kanceri

15:34 | 13 Tetor 2018
Arbresh.info

Aspirina mund të jetë një luftëtare kundër kancerit ovarian. Së fundmi dy studime kanë nxjerrë në pah sesi marrja e acidit acetilsalicilik mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit ovarian me 10% dhe, nga ana tjetër, të rrisë mbijetesën e pacientit me 30% pas diagnozës.

 

Funksioni antitumor

Rezultatet nga dy studime konfirmojnë funksionin antitumor të aspirinës, por siç shpjegohet nga Shelley S. Tworoger, një nga autoret e studimit të parë, “më shumë studime janë të nevojshme të kryhen para se të rekomandohet marrja e saj çdo ditë. Për shembull, ne duhet të kuptojmë se cila është doza më e mirë për gratë”, – thotë ajo.

 

Më pak gjasa të prekeni

Studiuesit kanë ekzaminuar të dhënat e mbledhura nga 13 studime të ndryshme që kishin analizuar trendin anti-inflamator nga më shumë se 750 mijë gra, duke vënë në dukje se në rast të aspirina merrej përditë, ajo ulte me 10% rrezikun e kancerit.

 

Rritja e mbijetesës

Studimi i dytë, i publikuar në Lancet Oncology, konfirmon rezultatet e studimeve të mëparshme se marrja e aspirinës dhe ilaçeve të tjera jo steroide anti-inflamatore mund të ndalojë rritjen e tumorit duke rritur mbijetesën e pacientëve. Pas shqyrtimit të rreth një mijë rasteve të kancerit ovarian, studiuesit zbuluan se pacientët që morën aspirinë dhe ilaçe të tjera jo steroide anti-inflamatore, treguan një përmirësim prej 30% në mbijetesë.

 

Ta dini!

Lindja e më shumë fëmijëve, ushqyerja me gji dhe përdorimi afatgjatë i kontraceptivëve estrogjen-progesteronal ulin rrezikun e kancerit të vezoreve dhe konsiderohen “faktorë mbrojtës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme