A e keni mbajtur ndonjëherë një gotë ujë pranë shtratit gjatë gjithë natës? A kishte shije të çuditshme kur e kini pirë në mëngjes?
Ju mendoni se uji e ka humbur freskinë, por a është e mundur që edhe ujit t’i dalë afati?
Bilanci i PH në ujë zvogëlohet kur lihet gjatë tërë natës pa u mbuluar. Uji thith dioksidin e karbonit, gjë që e bën atë acid. Por kjo nuk është gjëja kryesore për t’u shqetësuar. Ajo që duhet të tërheq vëmendjen tuaj është rreziku i sëmundjes që rrjedh nga uji, transmeton portal arbresh.info
Uji është një element i prirur për zhvillimin e jetës. Alga dhe bakteret mund të rriten në të nëse lihen të zbuluara për periudha të gjata kohe.
Uji që qëndron në hapësirë të hapur, pa mbuluar për një kohë të gjatë është mikpritës i mushkonjave dhe algave, dhe gjithashtu e thith tërë pluhurin e shtëpisë.
jo është arsyeja pse është e rëndësishme të vloni ose të filtroni ujin e pijshëm. Uji mund të ruhet pafundësisht nëse ruhet siç duhet.
Një gjë tjetër që duhet të kini parasysh, është se uji nuk ruhet me kujdes nëse shishet e plastikës nuk janë të sigurta.
Nëse uji mbetet i pa hapur, ai ka tendencë të rritet baktere. Uji në shishe lejon që një rritje e tillë të ndalet për disa ditë, por jo përgjithmonë.
Më së miri është që të pini ujë të freksët, që nuk është i ndotur. Prandaj është mirë që gotën me ujë ta pini sapo ta keni mbushur dhe jo ta lini të qëndrojë.
Nëse me të vërtetë ju pihet ujë natën, atëherë mbajeni në shishe të cilën mund ta përdorni vetëm një herë./arbresh.info/
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani