Google ADS

Asnjëherë mos injoroni këtë shenjë në zonën intime

23:53 | 15 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Diabeti është një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek mesatarisht 5% të të rriturve.

Diabeti i tipit 2 zhvillohet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose kur pankreasi ndalon prodhimin e mjaftueshëm të insulinës.

Në periudha afatgjata, kjo gjendje mund të çojë në komplikime të rënda, duke përfshirë këtu humbjen e shikimit, sëmundjen e veshkave, dëmtime nervore dhe në sëmundje kardiovaskulare.

Megjithatë, ekziston një numër i simptomave të diabetit të tipit 2 që nuk i keni dëgjuar më parë.

Dr. Matt Capehorn, drejtoë në LighterLife, paralajmëron se kruajtja në zonën gjenitale mund të jetë një simptomë e diabetit të tipit 2.

“Në shumicën e rasteve, kruajtja gjenitale shkaktohet nga infeksioni maja, kur kërpudhat Candida albicans (natyrale) që gjenden vaginë tuaj rriten në mënyrë të pakontrollueshme”, deklaroi ai për Daily Star.

“Shumica e grave e përjetojnë kruarjen gjenitale në ndonjë periudhës jetësore, por nëse ndodh rregullisht, është e rëndësishme që të vizitohet mjeku”, përfundoi Dr. Capehorn.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme