Kjo recetë që po ju rekomandojmë sot do t’ju ndihmojë të shmangni të gjithë llojet e ilaçeve, pasi është jashtëzakonisht shumë e fuqishme.
Forcon sistemin tuaj imunitar dhe ju ndihmon të luftoni gripërat e zakonshëm.
Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë:
Përbërësit:
1 rrënjë xhenxhefili mesatar
2 limona
500 gr mjaltë
Përgatitja
Lajini limonët dhe copëtojini. Më pas qëroni xhenxhefilin dhe priteni në feta.
Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë.
Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni mënjanë për një ditë, në mënyrë që përbërësit të lëshojnë lëngun e tyre. Mund ta mbani kavanozin në frigorifer 1-2 muaj dhe do të shihni që do të bëhet si masë xhelatinoze.
Përdorimi: Për të rritur rekomandohet 2 lugë gjelle në ditë dhe 1-2 lugë çaji në ditë për fëmijët.
Përdoreni këtë përgatitje fantastike për të forcuar shëndetin dhe për të shmangur çdo lloj sëmundjeje.
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai?
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten