Njerëzit pa simptoma me Covid-19 mbajnë po aq virus sa ata që kanë simptoma. Ky është përfundimi i fundit i një studimi koreano-jugor. Koreja e Jugut ishte e aftë që të identifikonte dhe izolonte rastet asimptomatike nëpërmjet testimeve masive që prej fillimit të Marsit.
Ka prova se rastet asimptomatike përbëjnë një pjesë të madhe të infektimeve me koronavirus. Megjithatë kërkuesit nuk janë në gjendje të thonë se sa shumë e kalojnë këta njerëz virusin.
Të infektuarit u monitoruan nga një qendër trajtimi duke i dhënë mundësinë shkencëtarëve të shikonin se sa mund të zbulohej virusi përmes hundës apo pështymës në fyt.
Atyre iu kryen testime të vazhdueshme dhe u liruan kur dolën negativë. Rezultatet nga 1886 persona të marrë në studim sugjeruan se njerëzit pa simptoma kishin të njëjtën sasi virusi në hundë dhe fyt si personat me simptoma.
Studimi tregoi që virusi mund të zbulohej tek njerëzit asimptomatikë në periudha të rëndësishme kohe edhe pse duket sikur Covid-19 largohet më shpejt nga sistemi se personat me simptoma.
Këta persona që u morën në studim ishin të rinj dhe më të shëndetshëm se mesatarja e personave të infektuar në Korenë e Jugut./tvklan.al
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra