Paralajmërimet e përhershme të shkencëtarëve për rrezikun e marrjes së trans-yndyrave nëpërmjet ushqimit nuk janë pa arsye – a e keni ditur që me ndalimin e përdorimit të trans-yndyrave është zvogëluar numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të pikës në zemër dhe pikës në tru për 6 për qind?
Para së gjithash, duhet të dini se çfarë janë trans-yndyrat dhe si ndikojnë në shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Trans-yndyrat janë yndyrat e pangopura të cilat krijohen gjatë përpunimit të vajave bimore në yndyrë të fortë dhe gjatë përpunimit termik të ushqimit në temperaturë të lartë. Pra, krijohen nëpërmjet mënyrës artificiale.
Studimet kanë treguar që ushqimi i cili përfshin mjaft trans-yndyra ka ndikim jashtëzakonisht të keq në zemër, sepse ul nivelin e kolesterinës së mirë dhe ngre nivelin e kolesterinës së keqe, ngre nivelin e triglicerideve, shkakton inflamacion kronik dhe rrënon aftësinë e enëve të gjakut që të kryejnë funksionin e rregullt të tyre.
Thënë në mënyrën më të thjeshtë, marrja e trans-yndyrave mbyll arteriet dhe shkakton inflamacion të enëve të gjakut.
Madje edhe doza e vogël prej gjithsej 2 gramëve të trans-yndyrave në ditë mund të shtojë rrezikun nga pika në tru dhe pika në zemër, mirëpo edhe ndërprerja e punës së befasishme të zemrës, shkruan Underground Health Reporter.
Ekspertët paralajmërojnë që për shkak të të gjitha këtyre problemeve, këta artikuj plot trans-yndyra janë më të këqija për zemrën e njeriut dhe theksojnë që me eliminimin e tyre do të mundeni dukshëm të zgjasni jetën dhe të siguroni shëndet të mirë kardiovaskular.
Ndër artikujt të cilët përmbajnë më së shumti trans-yndyra janë biskotat krokante, gurabijet e blera në dyqane dhe përzierjet e gatshme për gatimin e ëmbëlsirave, një numër i madh i gjellëve të ngrira dhe i racioneve të gatshme, si edhe kokoshkat nga mikrovala.
Kushtoni kujdes edhe artikujve në deklarimet e të cilëve në mesin e përbërësve shkruan: “Pjesërisht në vaj të hidrogjenizuar apo në yndyrë”, është ky edhe një sinonim për trans-yndyrat. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...