Me siguri keni dëgjuar për hemoglobinën, proteinë kjo që u jep ngjyrën rruazave të kuqe të gjakut dhe shpërndan oksigjenin deri në mushkëri, përmes qelizave të veta në organizëm. Ushqimet në vijim përmirësojnë hemoglobinën, nuk do të keni më probleme me aneminë, transmeton Kosova Sot.
SHEGA
Shega është një nga pemët më të shëndetshme në botë, e pasur me vitamina C dhe hekur. Me konsumimin e shegës përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe pakësoni simptomat e anemisë, si lodhja, marramendjet, plogështinë dhe dëgjimin e dobësuar.
PANXHARI
Me siguri e dini se panxhari në kombinim me karotë është i hatashëm për pastrimin e zorrëve dhe detoksimin e organizmit. Kjo perime me ngjyrë të kuqe është e pasur me hekur, prandaj duhet ta konsumoni më shpesh kundër anemisë.
KUMBULLAT E THATA
Marrë parasysh faktit se kumbullat janë të pasura me fibra, kumbullat e thata janë aleat të vërtetë për tretjen e mirë. Marrë parasysh se posedojnë sasi të hekurit, janë të shkëlqyeshme edhe për ngritjen e nivelit të hemoglobinës në gjak, zgjedhje për personat anemik.
SHALQIRI
Ky ushqim i verës përmban shumë vitamina C dhe hekur, falë këtyre ndihmon në luftën kundër anemisë. Pos se shton nivelin e hemoglobinës dhe e hidraton organizmin, shalqiri ul rrezikun për diabet, mbipeshë, sëmundje të zemrës, astmë… falë antioksiduesve, parandalon ndikimin e radikaleve të lira dhe ul rrezikun për kancer.
HURMAT E THATA
Kjo pemë ekzotike, e cila njihet për ëmbëlsinë e saj, është e pasur me sasi të madhe të hekurit. Pos se kontribuon në rritjen e hemoglobinës në gjak, hurmat e ruajnë edhe shëndetin e zemrës. Por, nëse doni të humbni në peshë, mos e teproni me konsumimin e tyre.
FARAT E KUNGULLIT
Kundër anemisë ndihmojnë edhe farat e kungullit, të cilat janë të pasura me hekur dhe me proteina. Këto fara janë aleat i mirë në luftën kundër kancerit në prostatë. Pos hekurit, përmbajnë edhe vitamina B12, që po ashtu ndihmon në përmirësimin e pasqyrës së gjakut.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...