Pothuajse shumica prej nesh e përdorim sfungjerin për dush.
Ne e duam atë, sepse e bën lëkurën tonë të butë, largon qelizat e vdekura dhe nxit qarkullimin e gjakut.
Poashtu zakonisht, kur e përfundojmë dushin, e lëmë sfungjerin të varur në kabinën e dushit, që ta kemi aty për dushin e ardhshëm.
Për më tepër, ne e bëjmë këtë duke besuar se është diçka jashtëzakonisht mirë për lëkurën tonë!
Megjithatë, dermatologët besojnë se duke përdorur sfungjerin për dush i bëjmë shumë më shumë dëm vetes se sa mirë.
Matthew Knight, një dermatolog nga Instituti i Dermatologjisë Knight ka thënë se kur ne e përdorim sfungjerin e dushit, ai vërtetë largon qelizat e vdekura nga lëkura, gjë që është mirë, por e keqja është se këto qeliza të vdekura të lëkurës mbesin në shtresat e sfungjerit.
Duke ndodhur një gjë e tillë, krijohet ambienti perfekt për krijimin e bakterieve, transmeton klan kosova.
Dhe për më tepër, kur sfungjerin e lëmë në dush pasi mbarojmë, lagështia që mbetet në sfungjer bën që bakteriet të futen akoma më thellë në brendësi duke çuar kështu edhe në rritjen e mykut.
E nëse këtë sfungjer të zakonshëm për dush e përdorni menjëherë pas depilimit, gjasat për infeksione, skuqje dhe acarim të lëkurës rriten.
Por nëse edhe pas gjithë këtyre që keni mësuar lidhur me sfungjerin tuaj, ju nuk jeni gati të hiqni dorë prej tij, të paktën merrni disa masa.
Shpëlajeni pasi ta keni përdorur dhe sigurohuni ta mbani larg dushit në mënyrë që sfungjeri të qëndrojë i thatë.
Ndërrojeni shpesh, të paktën një herë në muaj në mënyrë që të jeni të sigurt se nuk ka “asgjë” të fshehur brenda.
Nëse vëreni një erë të pakëndshme që vjen nga sfungjeri është ndoshta për shkak të bakterieve brenda. Thjesht blini një të ri!/klan kosova
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...