Google ADS

Arsyet se pse nuk duhet ta anashkaloni mëngjesin

18:59 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Anashkalimi i mëngjesit çrregullon ritmin normal të vakteve ushqimore sepse rimëkëmb nivelin e sheqerit në gjak pasi përqendrimi i sheqerit zvogëlohet gjatë natës.

Por megjithatë duhet t’i keni parasysh disa këshilla se si të ushqeheni në mëngjes.

Para së gjithash, karbohidratet për vaktin e mëngjesit duhet të përmbajnë fibra, transmeton Klan Kosova.

Këshilla të tjera:

Duhet të keni parasysh sasinë e kalorive në paketimet e ushqimeve.

Nëse dëshironi ta hani mëngjesin jashtë shtëpisë dhe bashkë me mëngjesin të pini edhe kafe, kujtohuni se kafeja që servohet në bare dhe restorante është e pashëndetshme, me sasi të lartë të yndyrës.

Për mëngjes, mënjanoni mishin – veçanërisht proshutën dhe salsiçet sepse ushqimet e tilla janë të lidhura me sëmundjet e zemrës, lloje të ndryshme të kancereve dhe sëmundjen e diabetit.

Keni parasysh se një ve në mëngjes nuk ju bën keq. Por, nëse rrisni sasinë e vezëve në mëngjes, rrisni rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në mëngjes, zgjedhni që të konsumoni fruta në vend të lëngut të freskët sepse frutat përmbajnë më shumë fibra.

Nëse nuk keni shumë kohë që të hani mëngjes, përdoreni blenderin për një mëngjes të shpejtë. Mund të përzieni fruta, drithëra, jogurt dhe do të keni një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme