Farat e kungullit janë farat më të shëndetshme që mund t’i konsumoni. Ato janë të pasura me magnez, mangan, protein dhe zink që ndihmon shëndetin tuaj në shumë drejtime.
Lexoni më spohtë disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni nëse konsumoni rregullisht farat e kungullit, transmeton Klan Kosova.
Ulin kolesterolin
Ulin nivelin e sheqerit
Farat e kungullit mund të ulin nivelet e glukozës dhe të mbajnë nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll për shkak të aftësive të tyre anti-diabetike.
Humbja e peshës
Këto fara janë të pasura me fibra, proteina, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë fosfor, që përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në përshpejtimin e djegies së yndyrnave duke promovuar kështu humbjen e peshës së shëndetshme.
Ndihmon për osteoporozën
Të rriturit shpesh janë të mangët në minerale, gjë që rezulton në humbjen e dendësisë së eshtrave. Farat e kungullit janë natyrisht të pasura me zink dhe fosfor, duke i mbajtur kockat tuaja të forta, transmeton Klan Kosova.
Ndihmon me disponimin
Farat e kungullit janë të dobishme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të reduktuar depresionin.
Ndihmon me simptomat e menopauzës
Farat e kungullit reduktojne simptomat e menopauzës, si temperatura e kohëpaskohshme, dhimbje koke, djersët e natës, dhe ndryshimet e humorit për shkak të efektit të tyre të normalizimit të hormoneve.
Parandalon kancerin
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, farat e kungujve janë gjithashtu të dobishme për parandalimin e kancerit dhe trajtimin e luftimit të kancerit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...