Arsyet pse nuk arrini të humbni peshë

19:50 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Ndërkohë që humbisni peshë, sidomos nëse keni humbur ndërkohë një peshë të konsiderueshme, metabolizmi fillon të ngadalësohet.

Pse ngadalësohet metabolizmi? Mbajtja e dietës deprivon trupin nga energjitë që është mësuar të marrë. Pasi ka rënë numri i kalorive, trupi mund të kalojë në gjendjen kur ruan energjitë. Kjo shpjegon edhe arsyen përse e keni të pamundur të humbisni ato kilet e fundit të tepërta.

Ju mund të ndryshoni këtë gjendje dhe të përshpejtoni metabolizmin duke ndryshuar këto zakone:

1.Ushtrimi i vetëm është kardio: Koha që ju i kushtoni vrapimit ose stërvitjes është koha e shpenzuar më mirë. Por, ndërkohë që humbisni peshë, mund të humbni masë muskulore në vend të dhjamit. Kështu mund të ngadalësohet edhe më shumë procesi i metabolizmit. Në këtë rast është mirë të filloni të ngrini pesha ose të përfshini trajnime të rezistencës së peshës trupore. Të paktën dy herë në javë duhet të stërvitni muskujt.

2.Pjesa më e madhe e vakteve tuaja përmbajnë vetëm lëngje: Lëngjet e frutave janë një mënyrë e mirë për të kontrolluar racionet e ushqimeve që konsumoni, ndërkohë që po mbani dietë. Megjithatë, ato kanë tendencën të rrëshqasin në sistemin tretës pa e sforcuar aspak atë, që do të thotë se trupi nuk ka nevojë që të djegë shumë kalori për t’i zbërthyer dhe absorbuar ato. Ushqimet e pasura me fibra, nga ana tjetër, kërkojnë më shumë energji për t’u tretur dhe absorbuar. Pa përmendur edhe faktin që ato janë të pasura në lëndë ushqyese. Të gjitha llojet e frutave, jeshillëqet dhe perimet pa niseshte janë ushqime të cilat mund të rrisin djegien e kalorive pas vaktit.

3.Nuk po konsumoni asnjë lloj yndyre: Yndyrat e shëndetshme, si ato të gjendura tek frutat e thata, avokado, vaji i ullirit apo kosi, mund të ndihmojnë trupin të kalojë nga gjendja e vendosjes së dhjamit në gjendjen kur e djeg atë. Ekspertët thonë se për thuajse 40 vjet, shumica e dietave janë fokusuar vetëm tek kufizimi i yndyrave dhe amerikanët vetëm sa kanë shtuar peshë Duket qartë se këtu diçka nuk shkon. Prandaj ata rekomandojnë që të përfshini yndyra të shëndetshme në dietë.

4.Nuk jeni shumë energjikë kur stërviteni: Stërvitja me intensitet të lartë përfshin ushtrime intensive si vrapim i shpejtë ose për një distancë të gjatë, në vend të ecjes së lehtë, pasuar nga periudha të shkurtra pushimi. Ka shumë studime që tregojnë se individët që bëjnë stërvitje me intensitet të lartë mund të djegin kalori pas ushtrimeve fizike. Nëse numri në peshore nuk ka lëvizur fare, mund të jetë koha që në vend të shëtitjes çdo mëngjes të bëni ushtrime aerobike pak më intensive.

5.Nuk numëroni më kaloritë: Ideja e numërimit të kalorive është përhapur shumë këto vitet e fundit, duke qenë se shumë studime kanë treguar se jo të gjitha kaloritë janë të krijuara njësor. Megjithatë ekspertët tonë se është akoma e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje numrit të kalorive që merrni dhe racioneve të ushqimeve. Pse? Shumë njerëz e nënvlerësojnë faktin se sa shumë hanë dhe e mbivlerësojnë se sa shumë kalori kanë djegur nëpërmjet stërvitjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme