Të gjithë e dimë që është një frut shumë i mirë dhe i pasur me vitamina dhe lëndët ushqyese. Por jo të gjithë personat mund ta tolerojnë atë dhe ndaj e kanë të ndaluar ta konsumojnë. Ja cilët janë ata, sipas “webMed”.
Kategoritë dhe efektet anësore
Mos i neglizhoni simptomat që mund të shfaqen pasi keni konsumuar një kivi. Kivi është i shëndetshëm për shumicën e njerëzve kur përdoret si ushqim. Por nëse njerëzit janë alergjikë ndaj kivi, ai mund të shkaktojë reaksione alergjike të tilla si probleme të gëlltitjes (dysphagia), të vjella apo edhe më keq.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji: Kivi është i shëndetshëm për gratë shtatzëna dhe ato me gji, kur merret me moderim, pa e tepruar.
Çrregullime të gjakderdhjes: Kivi mund të ngadalësojë koagulimin e gjakut dhe rritjen e gjakderdhjes. Në teori, kivi mund të përkeqësojë çrregullimet e gjakderdhjes.
Alergjitë: Kivi mund të shkaktojë reaksione alergjike tek njerëzit që janë alergjikë ndaj frutave të tjera, bimëve apo erërave të tilla si avokado, pjepër, fik, lajthi, farat e lulekuqes, thekrës, farat e susamit ose grurit. Shmangni ngrënien e kivit ose marrjen e produkteve me kivi nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej këtyre produkteve.
Në kirurgji: Kivi mund të ngadalësojë koagulimin e gjakut në disa njerëz. Në teori, kivi mund të rrisë rrezikun për gjakderdhje gjatë procedurave kirurgjikale. Mos hani kivi ose mos përdorni këto produkte me kivi të paktën 2 javë para një operacioni të planifikuar.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...