Arsyet pse gratë shtatzëna duhet të konsumojnë sa më shumë patate të ëmbël

01:33 | 16 Prill 2020
Trina Galanxhi

Patatet e ëmbëla kanë vlera të larta ushqyese.

Zakonisht janë ushqimi i preferuar i fëmijëve, për shkak të shijes që kanë, por nuk guxojnë të mungojnë as në dietën e grave shtatzënë, transmeton portal arbresh.info

Janë të pasura me kalium, magnez, hekur, vitaminë A, vitaminë C, e shumë vitamina dhe minerale të tjera.

Arsyet pse gratë shtatzëna duhet të konsumojnë patate të ëmbël janë:

Vitamina A, ndihmon në mirëmbajtjen e indeve dhe në rritjen e fetusit.

Kaliumi, ndihmon në mirëmbajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe normalizon presionin e gjakut.

Acidi folik që përmbajnë  patatet e ëmbëla, parandalon defektet e palcës kurrizore te fetusit.

Arsyeja e fundit është se përmbajnë sasi të vogël të sheqerit, prandaj rekomandohen të konsumohen edhe nga diabetikët./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme