Nëse ju jeni admirues i kafesë, kjo nuk do të thotë që janë të gjithë.
Ka shumë njerëz që shijojnë çajin në vend të kafesë dhe ndihen shumë të lumtur për këtë. Fuqitë shëruese të çajit vijnë kryesisht nga kimikatet në gjethe të quajtura polifenole, të cilat mbrojnë trupin duke nxitur mbrojtje antioksiduese.
Ndikon në shëndetin e zemrës
Së bashku me stërvitjen dhe dietën, çaji mund të ndihmojë në forcimin e zemrës. Një studim britanik kohët e fundit zbuloi se pirja e dy ose më shumë filxhanëve çaj të zi në ditë lidhej me rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru dhe sëmundjet ishemike të zemrës.
Lufton inflamacionin
Kur sistemi imunitar përpiqet të shërohet nga një inflamacion, kjo gjendje mund të lidhet me sëmundje të ndryshme, si ato auto-imune, kancerin dhe demencën. Çaji mund të jetë një pjesë e planit tuaj të luftimit, sidomos ai jeshil që është plot me përbërës anti-inflamator.
Ju shëron nga i ftohti ose gripi
Nuk ka nevojë për shumë shkencë, që të kuptoni se një çaj i ngrohtë dhe me përbërësit e duhur ju lehtëson nga simptomat e gripit, dhimbjes së fytit apo i ftohti. Përveç kësaj, çajrat ju mbajnë të hidratuar kur jeni sëmurë, ndaj mos i shmangni.
Rrit përqendrimin
Kafeina dhe çaji i zi mund të rrisin përqendrimin dhe nivelin e energjisë, ndërkohë që ju ndihmojnë të shmangni atë ndjenjën e pafuqisë dhe syve të lodhur nga puna dhe angazhimet e ditës.
Llojet e ndryshme të çajrave
Pijet e bëra nga barishte të thata apo erëza, lule, rrënjë dhe fruta nuk janë domosdoshmërist çaj! Ndaj, ky është momenti të njiheni me disa prej llojeve më të konsumuara të çajrave në botë.
Çaj i zi
Kur mendoni për mëngjesin anglez, detyrimisht mendja ju shkon te ky lloj çaji që është i pasur me polifenole që i japin ngjyrën e zezë çajit, ndërsa ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.
Çaji jeshil
Pavarësisht ngjyrës, çajrat jeshilë vijnë nga e njëjta bimë si çaji i zi. Ky lloj çaji është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në procesin e tretjes dhe ndjesisë së shfryrjes në tërësi.
Çaji i bardhë
Ky lloj çaji bën pjesë në kategorinë e atyre më pak të përpunuar. Me veti të shumta anti-inflamatore dhe antioksiduese, ky çaj duhet të jetë një opsion i përditshëm për ju që doni shëndet të mirë./anabel
Tyron Mings shkakton penalltinë më të çuditshme në historinë...
Mediat amerikane: Prokurori Smith po nxiton për t’i mbyllur ...
Shpërthim pranë një banese në “Don Bosko”, dyshohet për lënd...
Vëllai i Madh ngrin Gjestin, Xheneta e puth në çdo vend
Heshtet Beogradi, Barcelona kalon në epërsi
Gjinden rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur në një fshat...