Sapo ta provoni ju do të shijoni gjithë energjinë e pashtershme të fshehur në të.
Kjo pije quhet ndryshe ilaçi i të varfërve pasi është e përballueshme në çmim dhe ka cilësi mjekësore kuruese.Po ashtu të bën të ndihesh e/i bukur sepse përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve.
Si ndikon në shëndetin tonë dhe cilat sëmundje i parandalon?
Kanceri
Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash. Kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve. Një substance e quajtur sulforaphane, gjithashtu mbron qelizat nga sulmi i karcinogjeneve.
Koliti
Lakra ka përmbajtje të lartë sulfuri dhe klorine të cilat e bëjnë atë pastruese të shkëlqyer të zorrës së trashë. Nëse ndjeni fryrje apo gazra pas pirjes, mos u shqetësoni. Ajo po vepron dhe ti ke nevojë për këtë.
Humbja e peshës
Një përbërës që gjendet tek lakra, e kthen sheqerin dhe karbohidrate të tjera në yndyrë të mire. Kërkoni edhe receta për të gatuar supë lakre dhe sallatëra të ndyrshme.
Përfitime
Antimikrobike
Lëngu i lakrës ndihmon në parandalimin e sëmundjeve bakteriale të cilat shkaktohen nga ushqimi i kontaminuar, i paketuar dhe i konservuar. Lëngu i lakrës ndalon zhvillimin e bakterieve të sëmundjes ‘Escherichia coli’ dhe ‘Listeria monocitogjene’. Kërkimet shkencore vërtetojnë se lakra ndalon zhvillimin dhe përhapjen e këtyre bakterieve.
Ushqim për trurin
Është plot me Vitaminë K dhe ‘anthocianin’ e cila ndihmon në funksionin e mirë të trurit dhe përqëndrimit. Këta përbërës ndihmojnë edhe në parandalimin e dëmtimeve nervore duke rritur mbrojtjen ndaj alzaimerit dhe dementias. Lakra e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të këtyre përbërësve.
Antioksidant
Antioksidantët që përmban lëngu i lakrës janë perfekte për të përmirësuar lëkurën e thatë, si edhe për të parandaluar plakjen e parakohshme. Pra, përdoreni lakrën çdo ditë në ushqimet tuaja, por edhe për maska dhe trajtime fytyre.
Plagë lëkure
Shtresat (fletët) e sheshta të lakrës mund t’i vendosni dhe të mbështillni lëkurën në vende ku mund të keni plagë sipërfaqësore, gërvishtje, djegie të lehta, acarime apo psoriazë. Mundësisht lidheni (fiksojeni) tek plaga, me një cope leshi dhe mbajeni derisa gjethja të bëhet e verdhë. Përsëriteni derisa palga të shërohet. Shpëlajeni dhe fshijeni plagën sa here të ndërroni trajtimin.
Për kockat
Të gjitha llojet e lakrave të familjes ‘Cruciferae’ janë burim i shkëlqyer Mineralesh & Vitaminash si; Klacium, Magnez dhe Potas. Këto tre minerale esenciale janë të domosdoshme për shëndetin e kockave nga ostoporoza dhe sëmundje të tjera degjenerative për kockat.
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...