Një nga problemet më shqetësuese për femrat janë shqetësimet vaginale. Ndodh shpesh të kemi djegie në brendësi të vaginës, një ndjesi që bëhet mjaft irrituese. Arsyet mund të jenë të shumta dhe të ndryshme, duke filluar nga një paralajmërim i thjeshtë për të ndërruar të brendshmet deri te një sëmundje e rrezikshme, shkruan Shëndeti.al.
Infeksionet
Një nga shkaqet që keni djegie janë infeksionet. Ndieni dhimbje dhe djegie gjatë momentit që urinoni ose kryeni marrëdhënie. Kjo ndjesi shoqërohet me sekrecione të shumta dhe erë të keqe. Në këtë rast mund të bëhet fjalë për praninë e ndonjë bakteri ose për një sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Irritimet
Higjiena juaj është një nga shkaktarët e gjendjes së vaginës. Duhet të tregoni kujdes kur bëni dush pas stërvitjes, nuk duhet të qëndroni gjatë me të brendshme të djersitura dhe nuk duhet të zëvendësoni larjen me peceta të lagura. Të gjitha këto e irritojnë organin.
Hormonet
Ndryshimet hormonale sjellin një tharje në brendësi të vaginës, gjë e cila shkakton kruarje dhe djegie. Kjo ndodh gjatë shtatzënisë, menopauzës apo gjatë pirjes së kontraceptivëve.
Probleme me lëkurën
Mund të ndodhë të keni thjesht një irritim të lëkurës, por duke qenë afër me pjesën e brendshme, ju duket sikur djegia vjen që aty. Kjo mund të ndodhë në rast se keni ekzemë ose psoriazë. Në këto raste është e këshillueshmë të bëni një kontroll mjekësor për të kuptuar cili është rasti juaj.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...