Faza e perimenopauzës ndikon që gratë fillojnë të përjetojnë afshe të nxehta gjatë të 40-ave për shkak të ndryshimeve hormonale. Këto ndryshime, që shkaktojnë djersitje gjatë natës, zakonisht zgjasin 4¬8 vite.
Por, jo të gjitha rastet e djersitjes gjatë natës lidhen me menopauzën apo temperaturat e larta, pasi ka edhe arsye të tjera:
Diabeti: Niveli i ulët i sheqerit në gjak është një nga shkaktarët më të zakonshëm të djersitjes. Jo të gjitha rastet me nivel më të ulët të sheqerit të gjakut do të thotë se vuajnë nga diabeti, megjithatë janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje kur arrijnë në mes të 40¬ave. Nëse nuk kryeni mjaftueshëm aktivitet fizik dhe keni fituar shumë peshë rreth belit, gjasat janë më të larta për zhvillimin e diabetit të tipit 2 – pa përmendur faktin se të qenët mbipeshë bën që njerëzit të djersinë më shumë.
Probleme me gjumë: Djersitja tepërt është një simptomë e zakonshme e apnesë së gjumit, që shkakton bllokim të rrugëve të frymëmarrjes kur flini. Kjo gjendje është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat, megjithatë rreziku për apnea të gjumit rritet më shumë ndërkohë që gratë po kalojnë në fazën e menopauzës.
Tiroidja është jashtë kontrollit: Hipertiroidizmi (ose një tiroide tepër aktive) përshpejton metabolizmin dhe mund të shkaktojë rënie në peshë, çrregullim të rrahjeve të zemrës dhe djersitje të tepërt. Çrregullimet e tiroides që nisin kur gratë janë rreth 40 vjeç mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato menopauzës, madje mund të përshpejtojnë edhe kalimin në fazën e menopauzës./Arbresh.info/