Arsyet më të zakonshme përse ndjeni djegie gjatë urinimit

18:13 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Për një arsye apo për një tjetër, të gjithë mund të kenë përjetuar djegie gjatë urinimit e infeksionet e traktit urinar është shkaku kryesor.
Ndjesia është shqetësuese, ndonëse nuk është problem tejet i rëndë shëndetësor.Megjithatë vlen të përmenden dhe gjashtë arsyet e tjera që shkaktojnë djegie urine.

1.Seksi
Indet e uretrës dhe vaginës janë tepër të ndjeshme dhe delikate dhe krijimi i inflamacionit për shkak të spermicideve, lubrifikantëve apo perzervativë mund të shkaktojnë djegie urine.
Nese jeni alergjikë ndaj latexit zgjidhni proukte jo me këtë përmbajtje.

2.Infeksionet e traktit urinar janë shumë më të zakonshme tek femrat sesa meshkujt, sepse distanca nga uretra në zonën vaginale dhe anale ku ka shumë baktere është shumë më e shkurtër, duke e bërë më të lehtë për bakteret të “udhëtojnë” në uretër dhe më pas deri në fshikëz.
Pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë gjithashtu në lehtëismin e dhembjes.

3. Infeksionet seksualisht të transmetueshme kanë si symptom të hershme urinimin me djegie. Gonorrea, herpesi dhe klamidia mund të krijojnë këtë shqetësim.

4. Ndryshimet në florën bakterale të vaginës shoqërohen me sekrecione në ngjyrë dhe erë të pazakontë dhe djegie të urinës.Inflamacioni, infeksionet e lartëpërmendura, kontraktimet gjatë stërvitjes si (biçikleta apo kalërimi) mund të shkaktojnë ndjesinë e djegies gjatë urinimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme