Studimi i fundit tregon se pozicioni i trupit ndikon shumë në gjendjen mendore dhe emocionale.Në një studim, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “Health Psychology”, morën pjesë 74 njerëz.
Shkencëtarët nga Zelanda e Re testuan pozicionet e trupave të tyre, ndërsa më pas kanë matur rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit.Të anketuarit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me disponimin e tyre dhe ndjenjën e vetëbesimit.Rezultatet treguan se pozita në të cilën e mbajmë trupin ka shumë ndikim në mënyrën se si ndihemi.
Njerëzit të cilët mbanin trupin drejt, shumë më shpesh kanë raportuar se ndihen entuziast dhe të ngazëllyer. Ata që ishin të përkulur, gjatë testeve kanë thënë se ndjehen të frikësuar, kërcënuar, nervoz, të heshtur dhe të mërzitur.Ky studim e dëshmoi atë që të parët tanë na kanë paralajmëruar që kur ishim fëmijë se duhet patjetër ta mbajmë trupin drejt, edhe kur shkruajmë apo kur bëjmë aktivitete të tjera.Pra, nëse dëshironi që mos të keni gjendje të keqe shpirtërore, emocionale dhe mendore, duhet të qëndroni drejt.Krahas kësaj, nëse punoni në zyrë duhet të ngriheni çdo 45 minuta dhe të ecni pak pasi edhe kjo ndikon në gjendjen tuaj.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj