Google ADS

Arsyeja e rëndësishme pse vaji i peshkut nuk duhet përdorur për një kohë të gjatë

10:26 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Vaji i peshkut gjithmonë është përmendur për përfitimet e shumta shëndetësore që ofron. Por studimet e reja tregojnë se përdorimi i gjatë i vajit të peshkut ose i lulediellit mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur.

Studiuesit zbuluan se përdorimi afatgjat i këtyre vajrave çonte në ndryshimin e mëlçisë, duke e bërë më të ndjeshëm ndaj steatohepatit jo-alkoolik, NASH. Ky i fundit është një formë më serioze e sëmundjes së dhjamosjes së mëlçisë jo-alkoolike, NAFLD.

Studiuesi José Luis Quiles, profesor i psikologjisë në Universitetin të Granadas në Spanjë dhe kolegët e tij së fundmi raportuan zbulimet e tyre në “The Journal of

Nutritional Biochemistry”. Ka rezultuar se rreth 20 përqind e njerëzve në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë NAFLD, kanë gjithashtu NASH, gjendja më e zakonshme me moshën. NASH karakterizohet nga rritja e yndyrës në mëlçi, e cila nuk është shkaktuar nga konsumimi i alkoolit, inflamacioni dhe dëmtimi i qelizave të mëlçisë. Dëmi i mëlçisë që ndodh në NASH mund të rrisë rrezikun e cirrozës dhe kancerit të mëlçisë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme