Konsumimi i arrave ka një sërë përfitimesh shëndetësore dhe së fundmi është gjetur se ato ndihmojnë edhe në humbjen e peshës.
Një studim afatgjatë i kryer nga Harvard Univeristy , i botuar në revistën shëndetësore BMJ, ka gjetur se njerëzit që zëvendësuan ushqimet joshëndetësore me arrat, ishin në gjendje të shmangnin shtimin e kilogramëve, transmeton portali arbresh.info
Studimi u zhvillua mbi 20 vjet dhe përfshiu rreth 290,000 njerëz gjithsej në tre grupe të ndryshme.
Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të siguronin azhurnime të shpeshta përgjatë studimit nga pesha e pjesëmarrësve, konsumi i arrave dhe deri te aktiviteti i tyre fizik.
Në përgjithësi, studiuesit konkluduan se rritja e konsumit të arrave shoqërohej me shtim më të vogël në peshë afatgjatë dhe me një gjasë më të vogël të mbipesha. Në mënyrë të veçantë, ngrënia e gjysmës së shërbimit të ditës me arra, në mënyrë të qëndrueshme, dha një rrezik 23% më të ulët për të vendosur pesë ose më shumë kilogramë në katër vjet.
Konsumimin e arrave mund ta bëni në baza ditore, pasi përmbajnë disa vlera të larta shëndetësore.
Ato janë të pasura me yndyrë dhe ndihmojnë edhe në parandalimin e plakjes. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe në trajtimin e diabetit të tipit 2./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...