Do të jetosh më gjatë? Ha më pak mish të kuq. Konsumi i këtij lloj mishi rrit rrezikun për të vdekur, në veçanti për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Anasjelltas, një dietë që privilegjon peshkun dhe mishrat e bardhë redukton rrezikun e vdekjes. Të paktën 9.3 për qind dhe 7.6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar.
Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston. Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme.
Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri./tch/
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës