Google ADS

Arra, ruan shëndetin e zemrës dhe mbron nga stresi

21:36 | 5 Janar 2019
Arbresh Info

Ky frut i vogël i shijshëm fsheh një mijë sekrete të shëndetit të mirë – është burim i pabesueshëm i nutritientëve të dobishëm.

Jepni provim në fakultet apo punoni punë me përgjegjësi, arrat do t’ua përmirësojnë memorien e koncentrimin, në qoftë se jeni në dietë ato në çastet më të vështira do t’ua shuajnë urinë… Vëjeni këtë frut në menunë ditore, thuani lamtumirë stresit dhe pezmatimeve…

Arra ruan shëndetin e zemrës dhe të damarëve

Sipas vlerësimeve, vetëm një e katërta e flixhanit me arra është burim i 90 për qind të nevojave ditore për thartira yndyrore omega-3, të cilat e mbrojnë zemrën duke qetësuar pezmatimet dhe e mba nivelin e kolesterinës në kufij normalë. Arra përmban arginin, aminoaci esencial i cili e zvogëlon tensionin e lartë. Përmban katër deri 15 herë më shumë vitaminë E se sa frutat tjerë arrorë, e pos se mbron zemrën dhe damarët, kjo vitaminë është shumë e mirë edhe për pjellori.

Truri i do arrat

Keni probleme me kujtesën, në menunë ditore vëjeni arrën. rreth 15 gjysmë arrash mudn të ndihmojë të zvogëlojë kujtesën e dëmtuar me plakje. Ndoshta ka një arsye pse ky frut duket si tru!

Nëse mbani dietë – hani arra

Arrat janë po ashtu burim i shkëlqyeshëm dietal i fijeve, magneziumit, viztaminës B, vitaminës E dhe antioksidantëve tjerë. Arrat janë kalorike, por nëse i shfrytëzoni si ushqim zëvendësues (numrit të njëjtë të kalorive) nuk do të rasheni. 500 kalori në arra janë njësoj si 500 kalori në ëmbëlsira, por arrat janë sigurisht zgjedhje e shëndetshme. Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë zbuluar se vetëm 4 deri 5 gjysmë arash e zvogëlojnë me sukses ndjenjën e urisë – gjë që nuk fund do te ndikojë për marrjen e kalorive në organizëm.
Pa stres, ju lutem!

Ushqimi i pasur me arra dhe vaj arrash mund ta përgatisë organizimin për ta duruar më mirë stresin, kanë zbuluar shkencëtart e univesitetetin shtetëror të Pensilvanisë. Ata para së gjithash kanë pasur dëshirë të zbulojnë se si gjërat ushqimore, të cilat përmbajnë shumëfish yndyra të pangopura mund të ndikojnë në tensionin e gjakut gjatë qetësisë dhe kohës së stresit./gazetametro.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme