Google ADS

Arma më e re – Shpërlarësi i gojës mund të vrasë Covid-19

11:44 | 9 Nëntor 2020
Arbresh.info

Studimi sugjeron se shpërlarës i gojës mund të parandaloj përhapjen e virusit dhe gjithashtu ta vrasë virusin.

Shpërndarja e virusit përmes spërkalave mund të parandalohet me përdorimin e shpërlarësit të gojës, shkruan “TheSun”.

Sipas disa testimeve, antiseptikët që përmban shpërlarësi i gojës vrasin jo vetëm bakteriet por kanë efekt edhe në viruse, transmeton lajmi.net.

Shpërlarësit që përmbajnë klorur cetilpiridiniumi mund të ndalojnë shpejtësinë e infeksionit sepse ky kimikat ka një efekt virusidal, që do të thotë se vret rreth 99,9% të patogjenëve në gojë.

Profesoresha Valerie O’Donnell, bashkëdrejtuese e Institutit të Kërkimeve të Sistemit Imunitarë të Universitetit të Cardiff, thotë se ky zbulim duket premtues, por duhen kërkime të mëtutjeshme.

Studiuesit po bëjnë përpjekje për të ardhur në një përgjigje përfundimtare sa më shpejtë.

Mirëpo për tani, ata sugjerojnë të fillojmë të përdorim shpërlarës goje vazhdimisht. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme