Konsumimi i verës së kuqe në sasi të moderuar për një kohë të gjatë është vlerësuar lart për përfitimet shëndetësore që i sjell.
Por, tani një studim i ri ka zbuluar se një përbërës i quajtur resveratrol – i cili gjendet në rrush të kuq – ka potencial të madh t’ua lehtësojë dhimbjet pacientëve të prekur nga osteoartriti, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e studimit kanë treguar se pacientët që e marrin këtë përbërës raportojnë për shumë më pak dhimbje dhe kanë inflamacion të reduktuar në gjunjët e tyre.
Osteoartriti është ndryshe nga artriti reumatoid, i cili është sëmundje kronike ku sistemi i imunitetit është disfunksional dhe e shkakton trupin ta sulmojë vetveten.
Vlen të ceket se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë tetë milionë pacientë të prekur nga osteoartriti, rreth 60% prej tyre janë mbi moshën 45 vjet.
Sidoqoftë, si çdo e mirë që e ka një të keqe, lajmi i keq është se një gotë me verë të kuqe përmban sasi shumë të vogël të këtij përbërësi shërues.
Hulumtuesit anglezë kanë shfaqur mjaft interesim për këtë studim dhe presin të kryhen më shumë hulumtime për ta kuptuar efektin e këtij përbërësi në periudha afatgjate. /Telegrafi/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...