Anoreksia dhe bulimia, dy nga çrregullimet që ndikojnë në fertilitetin e grave

19:47 | 23 Shkurt 2021
Arbresh.info

Çrregullimet e të ngrënit si anoreksia dhe bulimia mund të ndikojë në mënyrë negative në aftësinë tuaj për të ngelur shtatzënë.

Një studim zbuloi se gratë që kanë kaluar një histori me anoreksi apo bulimi kanë të ngjarë të përjetojnë dy herë më shumë probleme me fertilitet shkruan VeryWellFamily.

Megjithatë, shumë studime kanë gjetur se gratë me çrregullime të të ngrënit nuk kanë domosdoshmërisht gjasa të përjetojnë infertilitet.

Mirëpo, cila është lidhshmëria mes çrregullimeve të të ngrënit dhe pjellorisë?

Anoreksia, bulimia vijnë si rezultat i kufizimit të ushqimit, në këtë mënyrë, duke sjell probleme me shëndetin fizik dhe mendor.

Komplikimet e mundshme ndryshojnë mes këtyre çrregullimeve dhe ndërlikimet shëndetësore nga crregullimet e të ngrënit mund të jenë mjaft serioze, transmeton GazetaShneta.

Cikli menstrual dhe ovulimi

Një nga shenjat e çrregullimit të të ngrënit te gratë është amenorrea apo mungesa e ciklit menstrual apo oligomenorrea periudha të crregulta.

Kjo do të thotë se, nëse nuk keni cikël të rregullt, nuk do të mund të keni ovulim të duhur.Në këtë rast, është e vështirë të ngeleni shtatzënë.

Tkurrja e vezoreve dhe mitrës

Te disa gra me anoreksi, studimet me ultratinguj kanë bërë të ditur se vezoret e grave janë zvogëluar në madhësi para pubertetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme