Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS), sistemi shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, po teston një ilaç të ri për të ulur kolesterolin në gjak të quajtur Inclisiran, i cili synon të parandalojë vdekshmërinë nga efektet e sëmundjeve kardiovaskulare në popullatën britanike.
Nivelet e kolesterolit mbi udhëzimet kombëtare janë regjistruar momentalisht në pothuajse gjysmën e popullsisë së rritur në Britani të Madhe, ndërsa rreth 8 milionë banorë marrin rregullisht ilaçe për uljen e kolesterolit, transmeton portal arbresh.info, duke cituar Medical News Today.
Çfarë bën ilaçi i ri?
Një ilaç i ri për uljen e kolesterolit në gjak i quajtur Inclisiran rrit aftësinë e mëlçisë për të ulur nivelin e kolesterolit lipoproteinik me densitet të ulët (LDL), i njohur si kolesteroli “i keq”.
Rezultatet e një studimi global të kryer nga Imperial College London treguan se ilaçi është shumë efektiv dhe se hulumtimet janë në fazën e tretë prej gjashtë muajsh.
Zbuloni si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
Në kombinim me statinat, studiuesit parashikojnë një ulje të niveleve të kolesterolit me 75 deri në 80 për qind.
Gjatë tre viteve të ardhshme, mund të jetë në dispozicion për rreth 300,000 pacientë që kanë një histori të sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe nivele të larta të kolesterolit.
Fillimisht ky medikament do të jetë në dispozicion vetëm në Angli dhe Uells.
Trajtimi mund të jetë i disponueshëm nga viti 2021, dhe ilaçi do të jepet dy herë në vit për pacientët me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i paaftësisë dhe vdekjes në botë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe kolesteroli është një nga faktorët e rrezikut që lidhet me goditjet dhe sulmet në zemër./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...