Rakia e rrushit e prodhuar në Skrapar është një markë e njohur e kësaj pije tradicionale shqiptare, por rakia e Skraparit mund të prodhohet në çdo qytet tashmë.
Këto shishe që shiten në marketet e Tiranës, ndryshe nga çfarë shkruhet në etiketë, përmbajnë pije me tregues jonormalë.
Televizioni Klan Plus ka bërë analizën e pesë mostrave të verës dhe rakisë pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Nga përgjigjet ka rezultuar se treguesit kimiko-fizikë janë mbi normat e lejuara, duke përbërë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Sipas ekspertit Gazmend Shehi, përgjigjet e analizave tregojnë se rakia është prodhuar nga sheqer dhe alkool etilik, i holluar me ujë të destiluar.
“Përsa i përket aciditetit të përgjithshëm të shprehur në acid acetik është në 297.19 miligramë për 100 mililitra… kjo do të thotë se është një shifër shumë e lartë… Shikojmë anhidritin sulfuror të lirë, është 73.6, kurse standardi e përmban 30. Këtu subjekti duhet të ndëshkohet me gjobë, ose duhet të tërhiqet produkti nga tregu.”
Me tregues tërësisht jashtë standardeve është edhe rakia e hapur ose ajo që rëndom emërtohet si raki shtëpie dhe që shitet nëpër markete e pijetore. Edhe verërat e analizuara rezultojnë të rreme dhe me tregues të rrezikshëm, që sipas ekspertëve, duhet të tërhiqen nga tregu. Analizat kanë nxjerrë edhe elementë të tjerë të dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Në mostra janë gjetur acid tartrik, acid acetik apo anhitrid sulfuror, të gjitha mbi normat e lejuara.
Sipas ekspertit, konsumatorët janë para një rreziku të madh.
“Nëqoftëse këto ngjyrues, që përdoren në industrinë ushqimore, shtohen në sasi shumë të madhe, dëmtohet kryesisht mëlçia. Aciditeti acetik i lartë, organizmi në të tilla raste nuk e përballon dhe bëhet asfiksues. Element tjetër është edhe acidi citrik i lartë, që bën që pasojat t’i vuajnë veshkat e konsumatorit.”
Shehi shprehet se falsifikimi i pijeve është një rrezik serioz, jo vetëm për konsumatorët, por ndikon edhe në deformimin e tregut, pasi shitet me çmime më të lira, duke shkatërruar prodhuesit seriozë në këtë fushë.
Në fillim të viteve ’90 lokalet e kryeqytetit u furnizuan masivisht me pije të prodhuara në mënyrë artificiale, duke përdorur deri dhe alkool etilik ose alkool industrial, si pasojë e të cilit të paktën 7 persona gjetën vdekjen.
Por edhe 25 vjet më pas, duket se ka ndryshuar vetëm cilësia e etiketës dhe ambalazhit.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...