Shkencëtarët amerikanë kanë thënë se përmes formulës ku kombinohet mosha e pacientit dhe të dhënat e fituara përmes analizës së gjakut, në pothuajse 80 për qind të rasteve mund të zbulohet se sa është rreziku që individi të sëmuret nga ndonjë sëmundje kronike tri vjet më herët para të shfaqen simptomat e para.
Kjo është bërë e ditur nga shkencëtarët amerikanë në konferencën vjetore të kardiologëve amerikanë, e cila është mbajtur në Uashington.
“Kemi shfrytëzuar formulën në të cilën kemi përdorur moshën e pacientit dhe rezultatet e analizës së gjakut për të fituar indeksin të cilin e kemi quajtur Intermountain Chronic Disease Risk Score (ICHRON). Synimi ynë ishte për të krijuar një test të dobishëm klinik, i cili thjesht kryhet dhe mundëson që pacientët të mos kenë rëndesa shtesë”, tha autorja kryesore e studimit, epidemiologia Heidi May nga Instituti Medicinal për zemër Intermountain në Salt Lake City.
May dhe kolegët e saj në hulumtim kanë përdorë edhe të dhëna për grupin e meshkujve dhe femrave pa sëmundje kronike në anamneza.
Me testin e ri mund të parashikohet zhvillimi i sëmundjeve si diabeti, sëmundja e veshkave ose muskulit të zemrës, sëmundjet koronare dhe ato të mushkërive, infarktit, demencës ose edhe sulmit në tru, aritmisë së zemrës.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...