Soda e bukës është një ndër përbërësit më të përdorur në kuzhinë dhe jo vetëm. Por, ajo nuk ka vetëm përfitime në shëndet, sepse nëse konsumohet në masë të madhe dhe nga njerëz të cilat kanë probleme shëndetësore mund të përbëjë një rrezik të madh.
Njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundje të zemrës, mëlçisë, veshkave, ata që kanë problem me presionin e lartë të gjakut si dhe njerëzit alergjikë nuk duhet të përdorin sodën e bukës. Sipas Dr Mark Sircus, është e rëndësishme që të merrni vetëm dozën e rekomanduar të sodës së bukës.
Tejkalimi i kësaj doze neutralizon të gjitha acidet në stomak, duke e bërë atë të prodhojë më shumë acid, dhe si rrjedhojë të shkaktojë shfaqjen e urthit.
Duke qenë se soda e bukës është cilësuar si një antiacid, mund të zvogëlojë efektivitetin e ilaçeve që përdoren për shqetësimet e stomakut. Soda e bukës mund të ndërveprojë me disa lloje ilaçesh si aspirina, shtesat e kalciumit, apo mediakmente për stomakun.
Pacientët duhet t’ju tregojnë mjekëve të tyre mbi ilaçet që po marrin dhe sasinë e sodës që duhet të konsumojnë në mënyrë që të mos shkaktojnë ndonjë problem në organizëm. Duke qenë se soda e bukës rrit sasinë e natriumit, atëherë pacientët duhet të ndjekin dieta me nivel të ulët të natriumit.
Marrja e sodës së bukës në sasi të mëdha shkakton:
Të vjella
Dhimbje koke
Dobësim të muskujve
Ënjtje të këmbëve
Për fëmijët nën 5 vjeç nuk rekomandohet të përdoret soda e bukës në mënyrë kategorike
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda