Të dhënat e Eurostat tregojnë se shqiptarët shpenzojnë më shumë para për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat.
Të njëjtat të dhëna tregojnë se në aspektin e fuqisë blerëse, shqiptarët shpenzojnë 4 herë më shumë se një evropian për blerjen e bukës dhe ushqimeve.
Konsumi ditor për person i bukës në vend llogaritet në 300 gramë.
Shqetësimet për miellin e përdorur nga furrat e bukës kanë arritur majat në vend.
Ndërkohë konsumatori përballet me një siguri ushimore të cunguar dhe AgroWeb.org ka shkruar shumë artikuj për këtë..
Nga një vrojtim i thjeshtë i furrave të bukës në vend, zbulon pa shumë mund se mielli i bardhë i përpunuar është kryesori në përgatitjen e bukës.
Çfarë është mielli i bardhë i përpunuar
Një drith përbëhet nga fibra e jashtme të grurit (krundja), nga thelbi (embrioni) dhe shtresa e mesme e dendur në karbohidrate.
Pjesa e jashtme e drithit është e pasur me fibër, antioksidantë dhe vitamin B.
Embrioni përmban minerale, proteina dhe yndyrna.
Gjatë bluarjes së grurit, kompanitë e prodhimit të miellit heqin krunden dhe embrionin dhe lënë vetëm shtresën e brendshme plot karbohidrate të grurit.
Për ta bërë miellin më të ‘shëndetshëm’, kompanitë prodhuese e pasurojnë atë me ushqyesit bazë për të cilat ka nevojë organizmi.
Megjthatë, sado i ‘pasuruar’ të jetë, mielli i bardhë mbetet jo me të gjitha vlerat
Ndikimi i miellit të bardhë në shëndet
Mielli i bardhë është kryesisht plot karbohidrate por edhe niseshte.
Konsumi i këtij mielli dhe produkteve të tij e çon trupin në një maratonë luhatjesh të sheqerit në gjak.
Mielli i bardhë është praktikisht një karbohidrat i përpunuar.
Ai ka një kontribut të fortë tek obeziteti dhe mbipesha.
Mielli i bardhë i përpunuar ka një nivel të lartë glicemie.
Kjo do të thotë se rrit ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak dhe trazon nivelet e insulinës.
Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të këtij mielli janë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe inflamacioni.
Njerëzit që hanë shumë miell të bardhë vuajnë edhe nga tretja problematike.
Zgjidhja më e mirë për çdo konsumator është buka integrale, ajo e bërë me 100 përqind drithëra të plotë.
Drithërat e papërpunuar përmbajnë natyralisht vitaminën B e proteinat, që garantojnë një paraqitje shumë më rinore të lëkurës dhe të flokëve.
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...