Ana e errët e kthimit në jetë – pas reanimacionit shumica e njerëzve pendohen që janë kthyer në jetë

22:39 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Reanimacioni i suksesshëm nëpërmjet të cilit pacienti zgjohet menjëherë nga krevati apo nga rruga dhe shkon i buzëqeshur në shtëpi mundemi ta shohim vetëm në TV.

Reanimacioni, apo kthimi në jetë, nënkupton fillimin e serishëm të punës së zemrës te ndalja e zemrës e cila më së shpeshti është shkaktuar si pasojë e çrregullimit të aktivitetit të muskujve të zemrës.

Edhe pse sulmi në zemër (infarkti) nuk është i njëjtë, sepse paraqet çrregullim të furnizimi të zemrës me gjak, mund të çojë në ndalje të zemrës, transmeton Telegrafi.

Nisja e serishme e punës së muskujve të zemrës është e domosdoshme sa më parë që të jetë e mundshme pas ndërprerjes në mënyrë që të mos ndodhë dëmtimi i trurit.

Mirëpo, ndërprerja e zemrës shpesh statistikisht përfundon me vdekje apo me probleme të rënda neurologjike sesa me jetë të mëvonshme cilësore.

Vetëm 10.6 për qind të pacientëve dalin nga spitali dhe i kthehen jetës së tyre të përditshme pas rianimacionit në spital.

Shumica e pacientëve dhe e personelit mjekësor kanë pritje joreale nga kthimi i suksesshëm në jetë, si edhe nga cilësia e jetës të atyre të cilët janë kthyer në jetë.

Me hulumtim janë përfshirë 1.000 persona të rritur në tri qendra shëndetësore: në Michigan, Illinois dhe Kaliforni.

Fjala është për pacientët të cilët nuk e kanë pasur të rrezikuar jetën dhe për anëtarët e familjeve të tyre.

Edhe pse shumica janë në lajthitje që personi i rianimuar pas kthimit të suksesshëm në jetë i kthehet jetës normale, por jo kujdesit jetësor të mjekëve dhe familjes.

Derisa shumica e laikëve mendojnë që kthimi në jetë është magji, punëtorët mjekësorë theksojnë që kjo është vetëm një procedurë mjekësore. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme