Falë vetive antioksiduese, antibakteriale, detoksikuese, antivirale dhe hidratuese, aloe vera është produkti i vetëm natyror që zëvendëson të gjitha llojet e kremrave.
Xheli i kësaj bime, njohur si bima e pavdekësisë është i pasur me enzima që luftojnë plakjen qelizore, shkaktuar nga radikalet e lira.
Mund të përdoret si një ilaç natyror që trajton sëmundje të ndryshme dhe gjen përdorim të gjerë në rutinën e bukurisë.
Përdoret në maska të ndryshme dhe qetëson lëkurën nga irritimet e ndryshme. Aloe Vera është një antiinflamator i fuqishëm dhe qetëson inflamacion të shkaktuara nga djegia në dielli apo pickimi i insekteve.
Aloe vera është detoksikon organizmin së brendshmi duke çhelmuar organet dhe së jashtmi duke rinovuar qelizat, transmeton living.al.
Aloe vera është gjithashtu e shkëlqyer për përdorim të brendshëm, pasi pirja e një luge xhel aloe vera trajton kolitin ose gastritin. Kjo bimë stimulon sistemin imunitar, duke luftuar bakteret dhe viruset.
*Qetëson lëkurat delikate
Xheli i Aloe Verës është një mënyrë trajtimi kundër puçrrave apo akneve. Ju duhet të përzieni një lugë gjelle xhel Aloe me 2, 3 pika lëng limoni. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni ta përthithë për rreth 30 minuta.
*Qetëson lëkurën nga djegiet e diellit
A e dinit se Aloe Vera mund të përdoret si hidratues për lëkurat e thata ?
Ju mund të aplikoni xhelin e bimës direkt mbi lëkurën tuaj dhe mos të kini nevojë të përdorni asnjë lloj kremi tjetër hidratues.
*Trajton lëkurën pas pickimit të insekteve, apo inflamimeve
Parandalon plakjen e lëkurës në nivel qelizor
*Ju mungon shkëlqimi rinor? Ndoshta keni nevojë për një trajtim me 5 yje në kushte shtëpie.
Kombinoni ½ lugë çaji me vaj ulliri, 1 lugë çaji aloe vera, dhe 1 lugë çaji tërshërë . Aplikoni këtë paste në fytyrën tuaj dhe lëreni për 30 minuta.
SHËNIM: Kjo bimë , pavarësisht aftësisë së saj kuruese, mund të ketë dhe efekte anësorë nëse përdoret në mënyrën e gabuar.
Në formë xheli ose lëngu për t’u pirë, aloe vera është një bimë e cila përdoret si për qëllime mjekësore ashtu dhe kozmetike, por kur përdoret me doza te mëdha, mund të shkaktojnë dhimbje barku ose diarre.
Kjo mund të ndodhë në qoftë se ju nuk u përmbaheni dozave te rekomanduara në paketim, të tilla si vaj esencial apo Aloe Vera ne forme lengu. Aloe vera ne trajten e xhelit nuk paraqet ndikime të veçanta, por është gjithmonë mirë të përdoret në mënyrë të moderuar.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...