Një studim i ri konfirmon se nuk ka nivel të sigurt të konsumit të alkoolit gjatë shtatzënisë, pasi hulumtuesit gjetën se edhe pirja e rastësishme e një gote mund të ndikojë në zhvillimin e fytyrës së fëmijës.
Hulumtuesit nga Belgjika dhe Australia vlerësuan shprehitë e pirjes së alkoolit të më shumë se 400 grave gjatë shtatzënisë dhe i morën tiparet e fytyrës së foshnjave të tyre në moshën 1 vjeçare.
Ekipi zbuloi se ekspozimi prenatal ndaj alkoolit – madje edhe në nivele të ulëta – ndikoi lehtë në formimin e karakteristikave të fytyrës në mitër, duke përfshirë hundën, mjekrën dhe sytë.
Konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një numër problemesh fizike dhe zhvillimore për foshnjën, duke përfshirë lindjen me peshë të ulët, vështirësitë në të mësuar, kokë të vogël, aftësitë e kufizuara intelektuale dhe problemet me shikimin ose dëgjimin.
Hulumtuesit ishin të befasuar se madje këto nivele të ulëta të alkoolit megjithatë kanë një ndikim të lehtë por negativ te foshnja.
Për këtë arsye, ata rekomandojnë fuqishëm që shtatzënë tërësisht të abstenojë nga konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola