Sy të skuqur, teshtima, dhimbje koke dhe stres, këto janë pasoja e alergjive pranverore tek fëmijët.
E me afrimin e stinës që është më problematikja në këtë aspekt, e cila vjen me rritjen e përqendrimit të poleneve në ajër dhe ndryshimit të temperaturave, gjithçka bëhet më e vështirë.
Por si mund t’i ndihmojmë fëmijët tanë për ta përballuar sa më mirë këtë fazë? Ja disa këshilla:
Shëtitjet në fshat
Evitoni shtëtitjet në fshat, veçanërisht në orët e mëngjesit, por dhe në ditët me erë dhe më klimë të thatë.
Mal dhe det
Zgjidhni si destinacion për të vizituar detin, ose lokalitete në lartësi, si malet, shkruan tvklan. Duhet të keni parasysh që për lartësitë nga 600 deri në 1000 mbi nivelin e detit, të njëjtat bimë çlirojnë polenet një muaj më vonë.
Filtrat e kondicionerëve
Duhet të pastroni filtrat e kondicionerëve në shtëpi dhe makinë.
Prerja e barit
Mos e prisni barin dhe mos i lini fëmijët që të qëndrojnë në afërsi të hapësirave ku ai është prerë.
Tym, pluhur dhe qime
Evitoni kontaktin me tymin e duhanit, pluhrat dhe me qime të kafshëve.
Ndërkohë që në lidhje me alergjitë, ekzistojnë dhe disa mite që janë të gabuar, si përshembull ai i fushave, që ju këshillon që të mos kaloni kohë në fusha. Polenet janë kudo dhe nuk mund t’i evitoni.
Miti i dritareve
Sipas një tjetër miti, duhen mbyllur dritaret dhe të ndalohet fëmija të dalë nga shtëpia, por kjo është e pamundur.
Miti i kateve të larta
Edhe pse mund të evitoni të jetoni në katet e larta, nuk mund ta shmangni shpërndarjen e poleneve në katet e ulëta, apo jo?
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë