Hulumtimi, i cili ka analizuar të dhënat e gati 12.000 personave, të cilët janë pranuar në emergjencë ose janë hospitalizuar për shkak të anafilaksisë, ka treguar që numri i intervenimeve për shkak të anafilaksisë, reaksioneve të rrezikshme për jetën, mund të reduktohet nëse merren masat e duhura parandaluese.
Anafilaksia është reaksion alergjik akut, i rrezikshëm për jetën, i ndërmjetësuar nga antitrupat IgE, i cili shfaqet te personat e ndjeshëm qysh më herët kur vijnë në kontakt me antigjenin sensibilizues.
Simptomat janë stridor, dyspnea, frymëmarrja e rëndë apo gulçimi dhe hipotensioni.
Anafilaksinë në parim e shkaktojnë ilaçet (për shembull antibiotikët beta-laktamik, insulina, streptokinaza, ekstraktet e alergjenëve), ushqimi (për shembull arrat, vezët, ushqimi i detit), proteinat, helmet e kafshëve (për shembull, kafshimet e insekteve) dhe lateksi.
Sipas mendimit të ekspertëve, rekomandohet që personat me rrezik nga reaksionet serioze alergjike në kafshimet e insekteve, ushqim ose llojet tjetra të anafilaksisë, të mbajnë me vete autoinjektorin e adrenalinës dhe ta vizitojnë mjekun rregullisht për të parandaluar reaksionet e rënda alergjike që kërkojnë hospitalizim.
Përndryshe, injeksioni intramuskular i adrenalinës (epinefrina) si mënyrë e aplikimit ka përparësi ndaj injeksionit të nënlëkurës, sepse qarkullimi i gjakut është nëpër lëkurë, dhe kështu edhe absorbimi sistemor i ilaçit pas injeksionit nënlëkuror, i paparashikueshëm te të sëmurët me hipotension.
Te disa të sëmurë me funksion të çrregulluar të sistemit kardiovaskular mund të jetë i nevojshëm injeksioni intravenoz i adrenalinës.
Udhëzoni anëtarët e familjes dhe miqtë për t’i ndihmuar në rastin e anafilaksisë dhe të mbajnë me vete autoinjektor të adrenalinës nëse u është përshkruar. /Telegrafi/
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...