Raporti Global i Ushqyerjes 2018 nxjerr në pah disa të dhëna mjaft alarmante për vendin tonë.
Po të shohim tabelën e dietës dhe nevojave që plotësojmë ose jo, ka mjaft hapësira për alarm. Jemi të tejngopur me produktet e mishit të përpunuar, por edhe me mish, ndërkohë që vuajmë për fruta, qumësht, fruta të thata, si dhe ushqime që përmbajnë “Omega 3”.
Edhe me legume apo kalcium jemi poshtë kufirit të riskut, ç`ka sinjalizon një nivel më të lartë vdekshmërie të lidhur me këto grupe ushqimi. Por, ajo që duket më shqetësuese është tejkalimi i nivelit të dietës optimale.
Shqiptarët rezulton ta tejkalojnë dietën e tyre në kategoritë që kanë impaktin me të dëmshëm te shëndeti i njeriut. Këto tre kategori janë: kripa, pijet me sheqer, si dhe mishi i përpunuar. Tejkalim ka edhe me yndyrnat, raporton “scan”.
E vetmja kategori ushqimore në normë për shqiptarët duket të jetë ajo e perimeve, ku dozat ditore të marra janë optimale për një jetë të shëndetshme. Një e dhënë tjetër mjaft alarmante e raportit është fakti se Shqipëria është një prej katër vendeve me nivelin më të lartë të obezitetit te fëmijët, së bashku me Libinë, Ukrainën dhe Malin e Zi.
Rezulton se në vendin tonë, 30% e fëmijëve meshkuj dhe 20% e fëmijëve femra janë mbipeshë. Për të rriturit ndërkohë, kjo normë fiksohet në 65% për meshkujt dhe 51% për femrat, ç`ka do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë në vendin tonë është mbi peshë, gjë që shkakton edhe pasoja të rënda te shëndeti dhe cilësia e jetesës.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...