Amvisja nga Ohio ka krijuar ëmbëlsirën e ftohët, e cila në vete përmban gjithçka që ju nevojitet për largimin e gripit dhe ftohjes. Kur vijnë gripat dhe ftohjet, të gjithë na këshillojnë që të ngrohemi dhe të pimë çaj të nxehtë, ndërsa Jenni Britton Bauer nga Ohio ka vepruar me logjikë të kundërt, duke e rikujtuar pijen shtëpiake me të cilën e kanë shëruar nëna dhe gjyshja kur ka qenë e vogël. Bëhet fjalë për desertin e ftohtë të mbushur me përbërës që forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në luftën kundër telasheve dimërore.
Vitamina C është e pranishme në forma të shumta, aty është xhenxhefili, veçoritë antiinflamatore të të cilit ndihmojnë te temperatura e lartë dhe nyjat që dhembin, pektina e lëngshme që ndihmon te inflamacioni i fytit, mjalti për të cilin nuk ka nevojë të flitet dhe speci djegës.Pra, receta shkon kështu:
Dy gota lëng portokalli.
Një e treta e gotës me lëng limoni.
Dy të tretat e gotës me sheqer (le të jetë i kaftë, jo i rafinuar i bardhë).
Një e treta e gotës me mjaltë.
Një lugë xhenxhefil të bluar.
Spec (biber) djegës i kuq (në maje të thikës).
Dy lugë uiski.
Dy lug pektinë të lëngshme (sheqeri i pemëve).
Përbërësit përveç pektinës, uiskit dhe biberit përzieni mirë dhe zieni, pasi që vlon shtoni pjesën tjetër dhe le të vlojë përafërsisht një minutë. Ftoheni në temperaturën e dhomës dhe vendoseni në frigorifer të ngurtësohet. Përveç që është e shijshme, është përplot me materie të dobishme që do t’ua forcojnë imunitetin dhe japin energji./Arbresh.info/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...