Ashton Kutcher ka rrëfyer se një sëmundje autoimune nga e cila vuan, e ka lënë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur.
“Rreth dy vite më parë, e kisha një formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit që ma shkatërroi shikimin, dëgjimin, gjithë ekuilibrin tim”, ka thënë 44-vjeçari në një prononcim, cituar nga Access Hollywood.
Aktori i famshëm hollivudian ka thënë se i është dashur rreth një vit për të rikthyer secilën nga ndjesitë.
Vaskuliti është një sëmundje e rrallë autoimune që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut duke rezultuar në kufizimin e rrjedhës së gjakut.
Ekzistojnë shumë forma të vaskulitit, por shumica e tyre atakojnë së paku një organ.
“Nuk e vlerësoni vërtet derisa të zhduket. Derisa të thuash: ‘Nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të dëgjoj përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të ec sërish”.
“Jam me fat që jam gjallë”, ka thënë tutje ylli hollivudian, i cili tashmë është rikuperuar nga kjo gjendje./dita/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...