Ajri i ndotur e rrit dukshëm rrezikun e lindjes së bebeve me peshë të vogël, që e cila mund të shpie në dëme të përjetshme shëndetësore.
Hulumtimet e kryera në Londër, por që kanë përfshirë miliona gra në qytete të ndryshme të botës, ka treguar se ajri i ndotur mund të jetë katastrofë e shëndetit publik, transmeton Telegrafi.
Në botë, dy miliardë fëmijë janë të ekspozuar në ajër të ndotur, ndërsa një studim i UNICEF-it ka zbuluar se 17 milionë bebe thithin ajër gjashtëfish më të ndotur sesa që rekomandohet.
Ekipi i hulumtuesve ka treguar se nuk ka ndonjë mënyrë përmes së cilës gratë shtatzëna mund t’i ikin ajrit të ndotur, por u kanë bërë thirrje urgjente qeverive që ta zvogëlojnë ajrin e ndotur nga veturat dhe burimet tjera të ndotjes.
Vlen të ceket se ajri i ndotur është problem i madh edhe në Kosovë, në veçanti në Prishtinë, ku matësit e ajrit shpeshherë tregojnë se ndotja e ajrit në Prishtinë arrin në nivelet më të rrezikshme. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...