Google ADS

Agjërimi ka shumë përfitime shëndetësore

08:24 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Agjërimi i përhershëm ka qenë ndër dietat më të diskutuara gjatë vitit 2017, dhe tani hulumtimet e reja sugjerojnë se ndjekja e një diete të tillë mund të ketë përfitime të shumta shëndetësore.

Në një studim të publikuar në ‘British Journal of Nutrition’, hulumtuesit i kishin futur 27 pjesëmarrës ose në dietën agjëruese “5:2”, ose në një dietë me sasi të kufizuar të kalorive, dhe iu kishte thënë atyre ta humbin 5% të peshës që kanë, transmeton Telegrafi.

Studimi kishte synuar t’i shikojë efektet që dieta “5:2” kishte pasur në aftësinë e trupit për ta metabolizuar yndyrën dhe glukozën pas një shujte dhe e kishte krahasuar me efektet e humbjes së peshës që arrihet nga dieta e dytë.

Pjesëmarrësit e dietës “5:2” kishin ndjekur një regjim ushtrimor ku kishin ngrënë për pesë ditë normalisht dhe dy ditë tjera të “agjërimit” i kishin ngrënë vetëm 600 kalori.

Ndërkaq pjesëmarrësit e dietës së dytë është dashur t’i hanin nga 600 kalori më pak sesa sasia e rekomanduar e kalorive për mirëmbajtje të peshës – pra femrat i kanë konsumuar rreth 1,400 kalori në ditë, ndërkaq meshkujt rreth 1,900.

Pas eksperimenteve të ndryshme, rezultatet kishin treguar se pjesëmarrësit e kishin humbur 5% të peshës së tyre për vetëm 59 ditë, krahasuar me ata të dietës së dytë që e kishin humbur peshën e caktuar për 73 ditë.

Hulumtuesit gjithashtu kanë treguar se pjesëmarrësit e dietës “5:2” e kanë pastruar yndyrën (trigliceridet) nga gjaku pas shujtave më shpejt sesa ata të dietës tjetër.

Shkencëtarët kanë vërejtur që edhe shtypja sistolike e gjakut (presioni në enët e gjakut kur rrah zemra) është reduktuar për 9% me dietën 5:2, ndërkaq është rritur për 2% me dietën tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme