Google ADS

Aftësitë e fuqishme shëruese të hudhrës kundër sëmundjes së azmës

14:31 | 7 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Hudhra është një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin e njeriut.

Ajo është e pasur në vlera ushqimore dhe shëndetësore të cilat e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje.

Përbërësit e saj kanë aftësi shëruese për shumë probleme në rrugët e frymëmarrjes, përfshirë azmën.

Hudhra e freskët përmban dy herë më shumë vitaminë C se domatja, dhe pikërisht kjo vitaminë i ka dhënë hudhrës aftësinë të luftojë edhe azmën.

Azma shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes, enjtjen e tyre dhe prodhimin e madh të sekrecioneve që luajnë rol bllokues.

Vështirësia në marrjen e frymës bëhet gjithnjë e më e madhe, ndërkohë që mund të shoqërohet edhe me kollë dhe fishkëllima të fytit.

Azma është një sëmundje e pakurueshme, por njeriu është në gjendje të mbajë nën kontroll simptomat e saj.

Cilat Janë Simptomat E Azmës

Njerëzit që vuajnë nga azma përjetojnë një marrje të beftë fryme që mund të vazhdojë për disa kohë.

Ata vuajnë edhe nga shtrëngimet e mprehta në kraharor.

Një simptomë tjetër është edhe kolla, fishkëllima e fytit dhe marrja e rënduar e frymës.

Kur azma godet në të njëjtën kohë me gripin ose të ftohurën, simptomat bëhen më të forta e shoqërohen edhe kollë.

Cilat Janë Përfitimet E Hudhrës Për Azmatikët

Nxit Shpërbërjen E Histaminës

Vitamina C tek hudhra nxit shpërbërjen e histaminës, një substancë që prodhohet nga sistemi imunitar.

Ajo ka detyrën të mbrojë organizmin dhe ndihmon në largimin e mikroorganizmave të dëmshëm por edhe nxit alergjitë që manifestohen me tështima, lotë dhe kruarje.

Hudhra zbut simptomat e alergjive që përkeqësojnë azmën.

Neutralizon Radikalet E Lira

Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që kontraktojnë muskujt në rrugët e frymëmarrjes tek azmatikët.

Alicina, një substancë që gjendet tek hudhra, neutralizon këto radikale të lira.

Mbrojtje Për Rrugët E Frymëmarrjes

Hudhra nxit trupin të prodhojë lipide të cilat mbajnë të hapura rrugët e frymëmarrjes.

Azmatikët vuajnë nga bllokimi i këtyre rrugëve dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Trupi është në gjendje të prodhojë substanca zhbllokuese por hudhra rrit prodhimtarinë e këtyre substancave.

Lufton Bakteret

Alicina tek hudhra shkatërron bakteret.

Këto të fundit janë përgjegjëse për shumë reagime alergjike që përkeqësojnë simptomat e azmës.

Pluhuri në dhomën e gjumit është një nga nxitësit më të fortë të azmës.

Duke ngrënë hudhër, bakteret që nxisin azmën eliminohen më shpejt.

Për të përfituar vlerat më të mira të hudhrës, është e udhës që ta konsumoni të freskët dhe ta përfshini në supa, sallata e të tjerë.

Ju mund ta konsumoni hudhrën edhe duke e përgatitur si çaj./gazetatelegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme